Gjatë mbrëmjes së sotme është mbajtur nata finale e edicionit të 20-të të Festivalit “Kënga Magjike”.
Në natën finale, kënga ‘Plas’ e Flori Mumajesit ka rrëmbyer çmimin kryesor të festivalit të ‘Këngës Magjike’ e cili u mbajt në ‘Pallatin e Kongreseve’ në Tiranë, shkruan OxygenPress.info
Kjo këngë ka arritur të dal e para në mesin e shumë pjesëmarrëse që ishin këtë vit.
Kënga ‘Plas’ fitoi edhe çmimin e baladës më të mirë.
Çmimi i dytë shkoj për Aurela Gaçe dhe Eli Fara, ndërsa Fifi dhe Mc Kresha u shpërblyen me çmimin e tretë të festivalit.
Në natën finale të ‘Këngës Magjike’ u ngjitën 20 artistë të cilët u shpërblyen me çmime të ndryshme. /OxygenPress.info