Piramidat e Sudanit, para atyre të Egjiptit

Janë më të vogla se ato në Egjipt, por janë të shumta në numër. Turistët duhet të udhëtojnë me veturë të tipit ‘Jeep’, pastaj me një deve që të arrijnë t’i shohin, pasi ndodhen rreth 200km larg kryeqytetit. Këto janë piramidat e Sudanit.

Vendi është i lënë pasdore si pasojë e luftës dhe varfërisë.

Ekzistojnë më shumë se 250 piramida përgjatë lumit Nil në Sudan, një numër që e tejkalon disa herë numrin e kushërirave të tyre egjiptiane.

Këta udhëtarë-aventurierë, zakonisht, janë plot me histori tërheqëse për eksplorimin e Nubias antike, për gatimin në zjarr në kampet e ngritura mes dunave të rërës dhe takimet me arkeologët që kanë zbuluar artefakte që kanë mbetur pas nga një civilizim 5 mijë vjeçar.

Në kontrast me piramidat e Egjiptit në Giza, pjesa më e madhe e piramidave në Meroe janë pak më të vogla, me faqe anësore më të pjerrëta, bazë më të ngushtë dhe tempuj shtesë për dhuratat.

Ato shtrihen në gjendje të ndryshme rrënimi për shkak të valës së gjuetarëve të thesareve në vitet 1800: disa qëndrojnë drejt të ruajtura në kushte perfekte, të tjera janë të padallueshme,  grumbuj rrënojash. Ngjyra e tyre dukshëm më e errët vjen për shkak të përmbajtjes më të lartë të hekurit tek gurët.

Të ecësh midis piramidave, dukesh si një xhuxh për shkak se ndjehesh i rrethuar nga lashtësia. Shkëmbinjtë e tyre janë të ngrohtë në prekje, për shkak se ngjyra e errët e tyre thith mjaft nga i nxehti i shkretëtirës.

Gdhendjet në gur. Vizitorët mund të shëtisin ose të kacavirren në disa nga tempujt e dhuratave që nuk janë gëlltitur nga rëra. Ato janë hapësira të vogla, disa metra katrorë, mirëpo brenda tyre, ka gdhendje tërheqëse nëpër mure, që përshkruajnë skena të ndryshme nga jeta në mbretërinë Kushite, përfshirë edhe mbretëreshat që drejtojnë njerëzit apo populli që nderon perënditë egjiptiane.

Piramidat e Meroe janë piramidat më të ruajtura në Sudan: ato kanë numrin më të madh të varreve dhe janë kërkuar më intensivisht se të tjerat nga arkeologët.

Në Kerma, sot mund të shohësh ndërtesën më të vjetër me tulla balte në Afrikë, një varr i vogël rrethuar me vendvarrime më të vogla të ngjashme me të.

Piramidat në Meroe janë listuar si pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në vitin 2011, por për shkak të vendndodhjes së tyre në verilindje të Sudanit- një vend që përmbledh bashkë shumë imazhe lufte dhe krize ekonomike, sot  vizitohet nga shumë pak vizitorë, zakonisht jo më shumë se 10 të tillë në ditë./OxygenPress.info