Kush ishte princesha e popullit?

0
345

Diana Spencer, e njohur ndryshe si Princesha Diana, u lind më 1 korrik të vitit 1961 në Sandringham, Norfolk.

Kishte një fëmijëri jo aq të këndshme, ishte vetëm 7 vjeç kur prindërit e saj u ndanë, gjatë kësaj kohe ajo ndoqi mësimet nga shtëpia.

Ishte e zakonshme që fëmijët e klasës së lartë të mësoheshin në shtëpi nga një mësues, ndërsa në moshën 12 vjeçare, ajo u dërgua në shkollën “West Heath School”.

Diana nuk njihej si studente e dalluar, pas dështimeve të vazhdueshme, ajo u largua nga “West Heath School”  në moshën 16 vjeçe.

Babai i saj e regjistroi atë në një shkollë suedeze, por ajo insistoi të kthehej në shtëpi.

Ëndrra e Dianës nuk ishte kjo, ajo dëshironte të bëhej një balerinë, si e vogël kishte ndjekur kurse të ndryshme baleti mirëpo konstrukti trupor i’a pa mundësoi asaj realizimin e kësaj ëndrre.

Por dashuria e saj për vallëzimin klasik u kthye në mbështetje të Baletit Kombëtar të Anglisë deri në vdekjen e saj.

Diana njihet në përgjithësi për dashurinë e saj ndaj artit, ndër të tjera ishte një pianiste mjaft e zonja.

Pasi e la shkollën, Diana u përkushtua në diçka tjetër, ajo pastronte dhe kujdesej për fëmijët, më pas u punësua si mësuese në shkollën “Young England”.

Ishte Motra e Dianës e cila u takua me princin e para, ndërsa Diana u takua me princin Charles në një mbledhje familjare kur ajo ishte 16 vjeç.

Ata  filluan të takoheshin me njëri tjetrin kur Diana ishte 19 vjeç, ndërsa dashuria e tyre u kurorëzua një vit më vonë.

Princesha Diana u bë Princesha e Uellsit, pas martesës me Princin e Uellsit 12 vjet më të vjetër se ajo, më 29 korrik të vitit 1981 në Katedralen e Shën Palit.

Njihet si një person shumë I dashur për popullin e Britanisë dhe shumë humanitare.

Nga fundi i vitit 1980, Princesha e Uellsit u bë e njohur edhe për mbështetjen e saj për shumë projekte të bamirësisë , si dhe është shquar për ndikimin e konsiderushëm për fushatën e saj kundër minave tokësore dhe për ti ndihmuar viktimat e AIDS-it.

Gjatë martesës me Princin e Uellsit ajo kishte dy djem Uilliam dhe Harry, ajo njihej si një nënë shumë e përkushtuar ndaj fëmijëve të saj.

Marrëdhënia e Dianës dhe Charlsit nuk ishte e lehtë, veçanërisht për shkak se ata ishin vazhdimisht në sy të publikut. Për shkak të sfidave me të cilat u ballafaquan si një çift i martuar, dashuria e tyre për njëri tjetrin dukej se shpejt u zhduk, duke çuar në divorcin e tyre në gusht 1996, një vit para vdekjes së Dianës më 31 gusht 1997.

Mbas divorcit, ajo humbi titullin e saj mbretëror. Mbretëresha Elizabeta II thuhet se ishte në gjendje ta lejonte Dianën të mbante stilin e e jetës së saj mbretërore, por Charles ishte i bindur që ajo të hiqte dorë, në vend të kësaj, asaj iu dha titulli Diana, Princesha e Uellsit.

Diana u lejua të mbajë banesën e saj në Pallatin Kensington, e cila tani shërben si rezidencë zyrtare e William dhe Kate Middleton si një shtëpi qendrore dhe e sigurt për familjen e tyre.

Jeta e saj si një nënë beqare bëri zhurmë të madhe, për shkak të faktit se Diana thuhet të kishte lidhje të ndryshme pas martesës, mirëpo kjo jetë dhe aventurat e saj nuk zgjatën shumë.

Princesha Diana vdiq pas një përplasje të tmerrshme të makinave në Paris më 31 gusht 1997./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu