Për duartrokitje, 375 mijë euro

0
42

Yjet e futbollit, përveç lojës së mirë duhet të bien në sy edhe me sjelljet e tyre, sidomos në raport me tifozët e skuadrave përkatëse.

Ky “rregull” vlen edhe për futbollistët e PSG-së, ku pa dyshim në qendër të vëmendjes është Neymar.

Shkuarja përballë tyre dhe duartrokitja e tifozëve, pas ndeshjeve, është një nga parakushtet e PSG për lojtarin e vet kryesor. Për ta bërë këtë, ylli brazilian nuk detyrohet, por shpërblehet.

“France 2” ka publikuar një dokumentar në lidhje me këtë fakt, duke hedhur më shumë dritë mbi permitë që marrin disa lojtarë kryesorë për sjelljen karshi tifozëve. Kështu, për duartrokitjen e tifozëve, pas ndeshjeve, premia për Thiago Silvan është 33.000 euro, por me sa duket Neymar merr një shifër shumë më të lartë: 375.000 euro.

Pasi ka dalë ky informacion, klubi ka shpjeguar se kjo premi ka të bëjë me respektimin e kodit etik, në të cilin përfshihen edhe mënyra pikëzimi të tjera. Sigurisht, shpërblimi nuk është vetëm për përshëndetjen e tifozëve në fund të ndeshjeve, por përfshin edhe disa rregulla, që duhet të respektojnë lojtarët.

Këtu kihen parasysh sjellja shembullore ndaj partnerëve, kundërshtarëve, gjyqtarëve dhe delegatëve zyrtarë, përpikmëria dhe kujdesi në të gjithë stërvitjen, mosvënia e basteve në lidhje me garat, në të cilat merr pjesë klubi, apo respektimi i zotimeve të lojtarëve ndaj mediave.

Në rast të shkeljes së këtyre rregullave, bonusi mund të tërhiqet, siç ishte rasti shumë i freskët, pas testit pozitiv të alkoolit të Marco Verratti në timon, duke ngarë makinën. Paratë në këso rastesh shkojnë te “Fondacioni PSG”. E gjitha kjo vjen menjëherë pasi “Football Leaks” ka zbuluar kushtet e Kylian Mbappe për të luajtur me ekipin e kryeqytetit francez./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu