Parashikimi i motit

0
15

Në vendin tonë java fillon me shi dhe vazhdon me temperatura të ulëta, edhe mundësi për reshje bore.

Gjatë ditës së sotme, vransirat do të shtohen, e pasdite dhe në mbrëmje priten reshje shiu dhe erëra të fuqishme.

Vonë në mbrëmje dhe gjatë natës reshjet e shiut do të përzien edhe me borë, njofton Prishtina Weather.

Për nesër parashihet mot më i ftohtë dhe pjesërisht i vranët.  Mundësi për reshje lokale bore, kryesisht në mëngjes dhe pasdite vonë./OxygenPress.info