Varane hyn në histori të futbollit

0
180

Mbrojtësi francez Raphael Varane ka hyrë në histori të futbollit, pasi e ka arritur një sukses që nuk e ka arritur asnjë futbollist më parë.

Skuadra e tij, Real Madridi në finalen e Kupës së Botës për klube   fitoi me rezultat 4:1 ndaj arabëve të Al Ain. Kjo ndeshje ishte e posaçme për Varanen, i cili nga kjo mbrëmje është bërë pjesë e historisë së futbollit botëror. Në fakt Varane, bëhet futbollisti i parë i cili në një vit kalendarik arrin të fitojë tre tituj kampion. Ai me skuadrën e Real Madridit doli kampion evropian, pastaj kampion bote për klube, ndërsa me Francën e fitoi titullin e kampionit të botës./OxygenPress.info