Para se të flejë fëmija yt bëjë një gjë

0
729

Ofrohu te shtrati, shtrihu me të. Përkëdhele. Përqafoje. Shprehi dashurinë prindërore.
Dhe ngadalë sajo, imagjino një ngjarje, tregim, një histori apo përrallë të bukur:
– I –
“Na ishte njëherë një djalë i vogël që nuk i pastronte dhëmbët dhe një natë deri sa ishte në gjumë erdhi një mikrob i keq dhe filloi të ja gërryej dhëmbin…(bëjë pyetje se çfarë mund të ketë ndodhur). Por djali e mori brushën dhe luftoi me të sikur me shpatë deri sa e zhduki mikrobin dhe zbardhoi dhëmbin e sëmurë…”.
* Në këtë mënyrë i bënë një shprehi të mirë për pastërti, shëndet dhe rregull. Sa që edhe dhimbja e dhëmbit mund të kalojë më lehtë.
– II –
“Na ishte njëherë një vajzë e vogël që shpesh i kërkonte nënës t’i blinte lodra.
Një natë nëna i tha: ‘sot paratë e lodrës sate do t’i blejmë ushqime për disa fëmijë tjerë (të varfër). Dhe disa nga lodrat dhe rrobat tua që ke do t’i japim dhuratë fëmijëve që nuk kanë, njëjtë sikur Halili dhe Elvisi…’.
Ne fund, nëna me vajzën u kthyen të lumtura në shtëpi pas një gëzimi që ju dhuruan fëmijëve tjerë..”.
* Të nesërmen bëje realitet këtë, dhuro në ndonjë familje me fëmijë të moshës së fëmijëve tuaj.
** Kështu do ta shuash egon e fëmijës, e bënë që t’i vlerësojë atë që ka, e bënë të kursejë, e rritë bujarinë e tij.
Ndoshta do te suprizoheni: ‘uaa, na kemi bà si ajo vajza në përrallë që më ke tregu mbrëmë…’.
– III –
Nëse fëmiu yt ka bërë një gabim gjatë ditës -mos e kritiko. Shfrytëzoje rastin tani. Përmirëso, këshilloje përmes një tregimi në vetën e tretë:
-“Na ishte një herë një djalë që nuk mësonte, nuk i bënte detyrat e shtëpisë.
Kjo e mërziste shumë babin e mamin që punon shumë gjatë tërë ditës.
Pas pak kohe babai i tij u sëmur nga një sëmundje e rëndë dhe mjekët nuk gjenin ilaçin…’.
(A e di çfarë ndodhi? – pyete atë dhe provoje imagjinatën e tij).
‘Ky fëmijë mësoi shumë sa që u bë mjeku që zbuloi ilaçin që shpëtoi shumë njerëz nga sëmundja. Ai u bë heroi i vendit.”
– IV –
Nëse nuk arrin t’i tregosh “përralla tua”, se paku merr një libër me tregime e përralla. Lexoja me pjesë dhe bëjë pyetje pas secilës. Nxite kurreshtjen, mendimin kritik dhe merr idetë e tij.
Ose shikoni animacione dhe filma për moshën e tyre.
———————————–
Çdo tregim le të ketë një fund të mirë, mesazh këshillues dhe motivues.
Diçka që ja dhezin idetë dhe rrisin vetëbesimin. Diçka sikur në animacionin “#UP”, bile ja vlen me pá bashkë me ta.
Le të jetë një udhëtim nëpër planetë, mbi ré, e në hënë.
Kjo për ty është “përrallë e çmendur”, por për fëmijët është një ëndërr që ai synon ta bëjë realitet. Nuk i dihet ndoshta kjo e nxitë nesër të bëhet astronaut ose pilot.
Le të jetë me robotë, tekonologji dhe inovocaion. Është koha e tyre dhe kjo do t’i nxisë dhe përgatisë dhe më shumë për të ardhmen e tyre, është gjenerata e tyre.
Nëse e ke të vështirë ta bësh këtë bazohu pak edhe me animacionin #Wall-E”.
Le të jetë me shpella, male, e beteja kundër padrejtësisë dhe pak e frikshme. Përmes kësaj ai do ta mundë frikën për t’u bërë mbrojtës i familjes, polici ose ushtari trim i vendit.
Për më shumë shih animacionin “#TheGoodDinosaur” me shumë aventura, rreziqe dhe heroizma.
Në çdonjërin prej tyre fëmija do ta gjejë veten si personazh i tregimit që dëshiron të bëhet heroi i vërtetë.
Kjo mund t`i ndryshojë çasjen për tërë jetën. Ta bëjë ëndrrën e tij realitet. Të pamundurën ta bëjë të mundur.
Këto i kam provuar vetë, funksionojnë. Por heroi ende nuk ka ardhur, është rrugës. 😇
Berat Preniqi
#Familjadheshendeti