Palmer: SHBA pret nisjen e shpejtë të dialogut Kosovë-Serbi të udhëhequr nga BE

0
56

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka biseduar sot përmes një video-lidhje me të dërguarin special të Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Në mesin e disa temave, Vuçiq dhe Plamer kanë diskutuar edhe për situatën e përgjithshme rajonale, shkruan danas.rs, transmeton klankosova.tv.

Plamer ka theksuar se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe presin një rinisje të dialogut së shpejti.

“Palmer theksoi se Shtetet e Bashkuara mbështesin procesin e udhëhequr nga Bashkimi Evropian dhe shtoi se ai pret që dialogu të vazhdojë së shpejti, duke theksuar rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes së Brukselit dhe duke rikonfirmuar angazhimin e Shteteve të Bashkuara për dialog dhe bisedime për çështje të diskutueshme”.