Osmani nënshkruan autorizimin për dërgimin e FSK-së në misione paqeruajtëse

0
105

Ushtruesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, ka nënshkruar autorizimin për dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse.

“U.d. Presidentja, dr. Vjosa Osmani, ka nënshkruar Autorizimin për dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Operacion në mbështetje të paqes. Ajo i ka uruar paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët do të marrin pjesë në këtë mision. Si Presidente në detyrë dhe Komandante Supreme e FSK-së, i uroj paqeruajtësit e parë kosovarë, të cilët bënë historinë dhe do të jenë në funksion të paqes krahas SHBA-ve, aleatëve tanë strategjik”, njofton Presidenca e Kosovës përcjell Klan Kosova”.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, me 92 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, të mërkurën kanë votuar pro kërkesës së dërgimit të trupave të Forcave të Sigurisë së Kosovës në misione paqeruajtëse në Gardën Kombëtare të IOWA-s.