Obama dëshironte një profesion tjetër në fëmijëri: Nuk e kisha ëndërruar të bëhesha president

0
120

Kur ishte fëmijë, ish-presidenti amerikan ëndërronte një profesion krejtësisht ndryshe.

Barack Obama ëndërronte të bëhej arkitekt, teksa gjithashtu i pëlqente shumë basketbolli, por nuk ishte një prerje kampioni dhe më pas ajo ëndërr u zhduk shpejt.

“Sigurisht, që unë nuk e kisha ëndërruar të bëhesha president, ëndrra ime të bëhesha një arkitekt dhe një djalë i mirë”, thotë Obama për veten e tij, i intervistuar nga Fabio Fazio në ‘’Che Tempo Che Fa’’ në Rai3 për të prezantuar librin ‘Një Tokë e Premtuar’, autobiografie e presidentit të 44-të të SHBA, afro-amerikani i parë për tetë vite në krye të Amerikës.

“Isha i izoluar në Shqëpinë e Bardhë dhe ëndërroja të shëtisja dhe të pija një kafe pa u njohur nga të tjerët, por edhe privilegjin për t’i shërbyer vendit”, theksoi ai në intervistë.

“Ngjarjet në Capitol Hill… duhet t’i ruajmë në mendjet tona. Duhet të na kujtojnë se demokracia nuk është një dhuratë që vjen nga parajsa… Ne gjithmonë duhet të investojmë në demokraci”, thekson Obama. /ata