Një ekip i ri i shtohet futbollit kosovar

0
151

Rajoni i Drenicës do të ketë katër skuadra me të cilat do garojë në nivelin senior, përcjellë Gazeta Olle.

Pas ekipeve më të njohura në rajonin e Drenicës, ndër të cilat KF Drenica, KF Feronikeli dhe KF Drenasi tashmë është shtuar edhe KF Fortuna – Drenas.

Portali rajonal, DrenicaSot mëson se KF Fortuna ka zhvilluar pesë ndeshje deri më tani teksa debutimin në gara zyrtare mund ta bëjë në janar ose në gusht të vitit tjetër si pjestare e Ligës së Tretë.

Trajner i kësaj skuadre do të jetë ish-futbollisti, Dardan Berisha.