“Një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur”

0
513

“Një ditë e kaluar pa buzëqeshje është një ditë e humbur”. Kjo mbase është shprehja më e cituar e Çarli Çaplinit. Le ta mos e harrojmë na thërret Dita Ndërkombëtare e Buzëqeshjes.

Gjithçka nisi nga piktori amerikan Harvey Ball, i cili në lidhje me një fushatë reklame më 1963 krijoi smile-n e mirënjohur dhe shumë të përdorur – fytyrën e vogël të buzësheqer me ngjyrë të verdhë.

Gjatë viteve simboli u popullarizua në mbarë botën. Harvej Ball vendosi të bëjë më shumë, duke shpallur se të paktën në ditë të vitit njerëzit duhet ta mbajnë buzën në gaz.

Kështu prej 1999-ës çdo e premte e parë e muajit tetot festohet dita, kur duhet t’i bëjmë më shumë njerëz të buzëqeshur.

Kjo është dita, e cila na kujton se sa shumë gjëra mund të arrijmë duke buzëqeshur.

Le të marrim parasysh terapinë me buzëqeshje, që e trajtojnë shumë psikologë në praktikën e tyre, edhe sa shumë këngë kushtuar buzëqeshjes paskan, buzëqeshja lind miqësi dhe dashuri. Çfarë atëherë na mungon që ta mos mbajmë buzëqeshjen në fytyrë – raste, kohë, humor të mirë apo njeri, të cilit t’ia kushtojmë? A jemi shndërruar në atë zotëri serioz, për të cilin rrëfen Anton de Sent Ekxypery në veprën e tij “Princi i vogël”. Atë zotëri që nuk e njoh aromën e luleve, nuk ka vështruar yll, nuk është dashuruar me dikë dhe gjithnjë është marrë vetëm me llogari, atë zotëri që tërë ditën vetëm përsërit: “Unë jam një njeri serioz!”

“Shumë njerëz pohojnë se bullgarët nuk janë të buzëqeshur – thotë shkrimtarja e re Ivanka Mogilska. – Janë të shqetësuar, të mbyllur në vetvete nga dita e përditshme. Por unë shpeshherë ua dhuroj njerëzve në rrugë, në dyqan, shokëve buzëqeshjen time. Përpiqem të jem e mbarë dhe të tjerët sillen mirë me mua. Faktikisht bëhet fjalë për një përpjekje të vogël që ta vësh buzën në gaz, pastaj mësohesh. Të bëhet zakon të buzëqeshësh dhe kështu ndihesh më mirë dhe i bësh të tjerët që të ndihen në të njëjtën mënyrë.”

Sa të na kanë pushtuar detyrat, llogaritë dhe problemet, gjithnjë ka diçka që na nxit të buzëqeshim. “Mua më gëzon lajmi kur femra pret një bebe, thotë Penka Dimitrova, kryetare e Asociacionit për shëndetin, shtatzënësinë dhe kujdesin për fëmijët “Buzëqesh”. – Ky është një gëzim i pazakonshëm, kur të gjitha problemet zhduken. Unë krenohem me çdo femër, e cila ka luftuar që të ketë fëmijë dhe e ka arritur këtë. Jam anëtare e disa organizatave për pacientë Kontaktoj me njerëz që e kanë fatin e keq dhe këto takime më ndryshuan. U mësova të buzëqesh dhe të gëzohem me gjërat e vogla, të cilat shpesh i shikojmë si pjesë e ditës së përditshme, siç janë fëmijët, buzëqeshjet e tyre, arritjet e të tjerëve, shëndeti dhe dashuria. Duhet bërë një përpjekje shumë të vogël që të dhurosh një buzëqeshje.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu