88 vjetori i lindjes së Xhevat Qenës

0
992

Xhevat Qena ishte njëri ndër personalitetet më markante të artit teatror, lindi më 5 tetor të 1930 në Mitrovicë, për të ndërruar jetë më 24 mars të vitit 2003.

Qena la pas vete një pasuri të madhe kulturore, duke qenë i dalluar me stilin e tij të aktrimit dhe me rolin e tij të dallueshëm në paraqitjet e tija, ndërsa së bashku me gruan e tij Leze Qena, i hasim në shumë produksione televizive dhe filma.

Duke qenë si një nga personazhet kryesore dhe më të mëdha të kulturës shqiptare,  Xhevat Qena ka luajtur në teatër ndërmjet viteve 1956- 1957. Sensi i tij për komiken si dhe profili i tij i veçantë kanë bërë që ai te jetë një prej aktorëve me te kërkuar ne komedi, megjithëqë, sic kishte pohuar ai ne një intervistë te tij, me tepër e ka dashur dramën.

Një prej roleve me te suksesshme te Xhevat Qenës është padyshim ai ne shfaqjen “Përqafimi”, i autorit Ranko Marinkoviq, me regjisor Tomislav Durbeshiqin, ku kishte partner Dibran Tahirin. Shfaqje tjetër, ku potenciali i Xhevat Qenës si aktor del i plotë, është “Duart e ndyra”, te Sartrit, ne te cilën luan edhe bashkëshortja e tij Leze Qena, pastaj shfaqja “Ushtari i mire Shvejk”, ne regji te Abdurrahman Shalës, ku Xhevat Qena luan rolin e Shvejkut, një personazh tragjikomik. Mandej, ne shfaqjen “Vinetu” (vitet e 60-ta), ne te cilën luan rolin kryesor, atë te Vinetus, personazh i njohur i filmave uestem te asaj kohe.

Teatri ynë kombëtar mbeti edhe pa një figurë të madhe të artit tonë, i cili kishte bërë emër të shquar dhe me të cilën ishte mësuar të jetonte populli me vite dhe dekada të tëra, ndërsa po të ishte sot Xhevat Qena do të festonte 88 vjetorin e lindjes.

Besim Dina në një nga emisionet e tij ia kishte kuhsatuar jetës dhe veprës së Xhevat Qenës.

Të ftuar në prillin e vitit 2013 ku u fol gjithqka për të, ishin Leze Qena – Bashkëshortja e tij, Nehat Qena – I vëllai, dhe Lumnije Mikullovci – Bashkëpunëtore e tij e ngushtë./ Oxygenpress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu