Nga e premta dhe në fundjavë më butë me mot të ndryshueshëm

0
47

Të enjten pushim i shkurtër nga reshjet, por mbetet ftohtë. Nga e premta dhe në fundjavë më butë me mot të ndryshueshëm, me reshje shiu dhe bore. Në vise malore vetëm borë.

27.01.2021 – Fushat anticiklonike gjatë ditës së enjte do të favorizojnë një mot më stabil, pa mundësi për të reshura e gjatë ditës me më shumë diell, mirëpo mbetet mot i ftohtë.
Nga dita e premte, ciklonet sërish godasin rajonin tonë, e që do të mundësojnë një mot jostabil, të ndryshueshëm e ku priten të reshura edhe shiu, e herë herë të përziera edhe me borë. Në vise kodrinoro malore me reshje bore. Në aspektin termik temperaturat shënojnë rritje, mirëpo sistemet frontale që shtrihen me këto ciklone, munden të zbresin temperaturat minimale edhe pranë 0C.
Periudha pak më të gjata të qetësisë, pa qarkullim të mjaftueshëm ajror, në ditët e ardhshme mund të përkeqësojnë cilësinë e ajrit, kur indeksi mund të kaloj edhe në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. E në raste kur do të ketë erë, pasiqë edhe pritet një mot dinamik, indeksi do të zbres edhe në vlera mesatare por edhe të mjaftueshme.
28.01 – Në mëngjes shumë ftohtë, ditën kryesisht me diell, por edhe me vransira kalimtare.
29.01 – Më butë me mot të ndryshueshëm. Herët në mëngjes mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën vransirat do të shtohen, e në mbrëmje priten reshje shiu, që më vonë mund të shndërrohen apo përzien edhe me borë. Vende-vende reshjet mund të jenë më intensive
30.01 – Në mëngjes vazhdojnë reshjet e borës dhe shiut. Ditën butë, me intervale me diell.
31.01 – Butë, me vransira të ndryshueshme e kohëpaskohe priten edhe reshje lokale shiu, që vende-vende mund të jenë pak më intensive.
1.02 – Kryesisht me vransira, e paradite me reshje shiu. Ditën edhe me intervale me diell, e reshjet pushojnë.
Temperaturat minimale pas rënies ditën e nesërme, në ditët e ardhshme shënojnë rritje deri në 2C në fundjavë, e maksimalet gradualisht në rritje deri në 10C ditën e diel.

Do të fryj erë mesatare drejtimesh të ndryshme, por kryesisht nga krahu jugor 3 -8m/s.
Shtypja atmosferike edhe nesër me tendencë të rritjes, më pas deri në fundjavë zbret thellë nën vlera normale.