Nehat (Ymer) Haziri , ëmbëltorist në Preshevë

0
267

Nga Ferid Selimi

Nehat (Ymer) Haziri, përkatësisht Nehat bugari lindi në vitin 1933 në Preshevë. Ishte djali i katërt nga gjashtë fëmijë sa kishte Ymer Haziri i mëhallës së bugarinëve. I takonte gjeneratës së parë të filloristëve që mësoi te shkolla e parë shqipe në Preshevë e sapohapur te Vila “Letafet”. Zanatin e ëmbëltoristit e mori në Osjek te Kroacisë dhe u kthye në vendlindje për ta ushtruar atë profesion. Lokalin e parë e hapi në fshatin Norcë në vitin 1958, pastaj në Rahovicë në vitin 1960 dhe në çarshi të qytetit me emërtimin “LIRIA” në vitin 1961. Në të njëjtën kohë shpërndante dhe shiste ëmbëlsira e akullore në thuaja të gjitha fshatrat e Luginës së Preshevës. Me këtë profesion u mor deri në vitin 1990 kur edhe u pensionua.

Ishte i zoti dhe dashamir i punës. I dashur për të gjithë që e njohën. Njihej si njeri human e i ndershëm. Vdiq ne vitin 2019, duke lënë pas vetes vajzën Mejremen dhe tre djemtë: Abedinin, Bekimin dhe Milaimin. Pasardhësit e tij jetojnë në Preshevë, Zvicër e gjetiu.

Në foto: Nehat (Ymer) Haziri