Në fundjavë temperaturat maksimale edhe mbi 30 gradë celsius

0
37

Pas një moti me rrebeshe dhe rrufe të shumta që mbretëroj ditëve të fundit, situata sinoptike në ditët e ardhshme premton përmirësim të motit.
Zona me presion të lartë me shtrirje nga Afrika veriore, përgjatë rajonit tonë deri në Europën lindore do të favorizojnë kthjellime, më shumë diell dhe mot më të nxehtë. Depërtimi i rrymave të nxehta nga Afrika veriore do të rris gradualisht temperaturat, në fundjavë maksimalet edhe mbi 30C.
Indeksi i rrezeve UV në vlera të larta.
20.08 – Në mëngjes më freskët, përgjatë viseve të ulëta mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën pjesërisht vranët. Në mbrëmje kthjellime.
21.08 – Më nxehtë, kryesisht me diell.
22.08 – Nxehtë, kthjellët dhe me diell.
23.08 – Kryesisht me diell dhe nxehtë.
24.08 – Kryesisht me diell, pasdite priten zhvillime të vransirave me mundësi për ndonjë rrebesh shiu.
Temperaturat e ajrit do të lëvizin brenda vlerave mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet nga 12C deri në 16C, ndërsa maksimalet nga 27C deri në 32C.
Era do të fryejë kryesisht nga krahu verior e lehtë dhe mesatare 3-10m/s.
Shtypja atmosferike në rritje.