Në Ditën Botërore të Librit në Teatrin ODA, do të promovohen dy libra

0
72

Kemi kënaqësinë t’iu ftojmë në shënimin e Ditës Botërore të Librit më 23 prill nga ora 18:00 në Teatrin ODA.

Në këtë ngjarje, do të promovojmë librat “Me ekzistu është vetë kuptimi” nga Sibel Halimi dhe “Mjegulla” nga Dhurata Hoti. Të dy këta libra të botuar nga Qendra Multimedia në vitin që lamë pas. Poashtu, do të promovojmë punën e rezidentes Katarina Saric, e cila është pjesë e programit tonë të shkrimtarëve në rezidencë “Prishtina nuk ka lumë”.

Promovimi i librave do të pasohet nga një diskutim për prozën, poezinë dhe letërsinë në përgjithësi dhe mënyrën si e ka prekur pandemia COVID_19 letërsinë në rajon, dhe punën e grave krijuese të kësaj fushe.

Ngjarja do të përmbyllet me lexim të fragmenteve nga punët e tri shkrimtareve.

Në panel do të na bashkohen:
– Sibel Halimi, sociologe dhe autore e librit “Me ekzistu është vetë kuptimi”.
– Katarina Saric, politologe dhe shkrimtare.
– Dhurata Hoti, dramaturge dhe autore e librit “Mjegulla”.

Paneli do të moderohet nga Aurela Kadriu, Qendra Multimedia.

Pjesëmarrja fizike në këtë ngjarje lejohet duke respektuar masat kundër përhapjes së pandemisë COVID_19. Bartja e maskës dhe respektimi i distancës janë të obligueshme.

Kjo ngjarje mbështetet nga traduki.