Ndërron jetë komediani amerikan Kevin Barnett

Kevin Barnett, komediani amerikan i njohur për bashkëkrijimin e serisë së Fox, Rel dhe komedive televizive përfshirë Broad City, ndërroi jetë në moshën 32-vjeçare.

Barnett ishte me pushime në Meksikë kur ndërroi jetë dhe nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.

Agjencia e tij UTA, në Twitter shkruan: “Ne jemi thellësisht të pikëlluar për ndarjen nga jeta të mikut tonë Kevin Barnett. Ishte talent i jashtëzakonshëm dhe një person i mrekullueshëm”./Atsh