Ndalohet shitja dhe shërbimi i alkoolit e duhanit për të miturit

0
236

Përmes një urdhërese për Inspektoratin e Tregut, Ministria e Tregtisë obligon zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit. Urdhëresa e ministrit të MTI-së, Endrit Shala, ka për qëllim të ndalojë dhe sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç.

Sipas njoftimit, urdhëresa obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18 vjeç.

Sipas MTI-së, pikat shitëse që nuk zbatojnë ligjin do të ndëshkohen./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu