Vjeshta – Poezi nga Ndre Mjeda

0
1221

Dhe ju po shkoni,

Bylbyla, kshtu!

Po tretni këndynaj,

Dallndysha, ju!

 

Dekën mendova

Se m’vjen kurdo;

Se m’leni vetun

S’mendova, jo

 

Por ma fort zemrën

Ma bren nji idhnim:

Çerdhen që i leni

Kujdesit tim.

 

Ndoshta, kur t’ktheni

Mue vorri m’mba,

E ju kërkoni

Çerdhën që s’a.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu