Ndahet çmimi kombëtar për veprimtari jetësore

Kompozitori i njohur Akil Koci ka fituar Çmimin Kombëtar për Veprimtari Jetësore ”Niketë Dardani”.

Ai  është shprehur shumë falënderues për këtë çmim, ku siç tha ai për të sot është ditë fantastike.

Ai ka kërkuar nga ministri i Kulturës që edhe më tej të ketë mbështetje më të madhe për të gjithë krijuesit e fushës muzikore.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi në një ceremoni solemne ka bërë ndarjen e çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” për vitin 2017 dhe çmimeve tjera vjetore për muzikë.

Ministri i Kulturës tha se  kjo ceremoni është organizuar për të nderuar krijuesit dhe talentët në Kosovë për punën që kanë bërë me vite të tëra.

Mes tjerash ai tha se kanë emëruar një juri profesionale, për ndarjen e këtyre e këtyre çmimeve.

Në këtë ceremoni janë ndarë edhe çmime tjera vjetore për muzikë.

Kristë Lekaj ka marrë çmimin për veprat vokalo- instrumentale dhe muzikore-skenike, në vlerë prej pesë mijë euro.

Çmimi për veprat orkestrale-simfonike dhe koncertale, kompozitorit Mendi Mengjiqi, në vlerë prej katër mijë eurove.

Çmimi për vlerën kamertale iu nda kompozitorit Ardian Halimi, dhe u shpërblyer me dy mijë euro. Për vlerat korale, çmimi iu nda kompozitorit Kreshnik Aliçkaj dhe për veprat solistike Blondi Krasniqi./OxygenPress.info