Nata e Vitit të Ri me Oxygen Show

0
356

Sonte prej orës 22:00 përmes televizionit Klan Kosova, në shtëpinë tuaj do të jetë edicioni festiv i Oxygen Show.

Besim Dina ka të ftuar shumë artistë, bashkë me të cilët nata e ndërrimit të motmoteve do të jetë më e veçantë.

Performancë nga Edita Dula dhe Besim Dina, muzikë me pop hitet e vjetra shqiptare, ansambli i këngëve dhe valleve “Shota”, muzikë nga rock grupi Elita 5, e shumë artistë të njohur shqiptarë do të jenë sonte me shikuesit e Oxygen Show.

Qëndroni me televizionin Klan Kosova, prej orës 22:00 me Besim Dinën dhe artistët më të mirë, me emisionin tuaj, Oxygen Show.