Nana, rritni djem që dijnë me u ba burra qysh duhet!

0
227

Nana t’dashura, nana të reja që keni djem, Allahile luani sa ma shumë me djemt e juaj, kushtojini shumë rëndësi dhe më shumë kohë kësaj pjese. Le ta mësojnë në vegjëli çka do të thotë loja, le të mësohen me dallu lojën nga realiteti, që nesër kur të rriten të mos luajnë me bijat e huaja sikur me lodra. Që nesër, të mos keqtrajtojnë, dhu*nojnë dhe vra*sin çikat e huaja. Mësojuni atyre njerezillëkun, meshirën, dhe goditjuani me çekan atë “superioritetin e të qenit djalë”.

Asnjëherë nuk e kam marrë vesh tamam se si funksionon mendësia e burrave, ama këta burra (lexo bisha), prindërit e këtyre o i kanë lanë pasdore, o kurrë nuk i kanë mëshiruar, o kurrë nuk u ka buzëqeshur askush, kurrë nuk ua ka mikluar kokën askush, domethanë tjetër spjegim unë nuk kam!

Autore: Makfire Zaimi