Ministria e Shëndetësisë: Shmangni udhëtimet në vendet me koronavirus

0
112

Ministria e Shëndetësisë me qëllim të rritjes së vigjilencës ndaj koronavirusit iu bën thirrje qytetarëve të vendit që t’i shtyjnë apo t’i evitojnë udhëtimet e planifikuara brenda dhe jashtë vendit, në veçanti në shtetet ku ka raste të konfirmuara të koronavirsit, duke përfshirë shtetet fqinje (Shqipëri, Maqedoni e Veriut; Mali i Zi dhe Serbi).

Po ashtu MSH rekonamdon të shmangën grumbullimin në hapësira të mbipopulluara dhe t’u kushtojnë rëndësi masave të përgjithshme të higjienës, si parakusht themelor për parandalimin e koronavirusit.

Ministria thotë se do të informojë në vazhdimësi për masat e ndërmarra kundër koronavirusit dhe iu bën thirrje mediave dhe qytetarëve, që informatat për situatën epidemiologjike rreth koronavirsuit t’i marrin drejtpërdrejt nga institucionet dhe burimet zyrtare.