“Miku i të gjithëve, nuk është miku i askujt”

0
245

Arthur Schopenhauer lindi në Gdansk, më 22 shkurt 1788, si djali i një biznesmeni kozmopolit dhe një nëne që pëlqente letërsinë. Jetoi gjithnjë i pavarur, duke mos mbajtur asnjëherë një post akademik me pagesë.

I panjohur deri në dekadën e fundit, filozofi më i famshëm në Evropë vdiq në vitin 1860. Shkrimet e tij mbi estetikën, moralin dhe psikologjinë ushtruan ndikim të rëndësishëm mbi mendimtarët dhe artistët e shekullti XIX dhe XX.Disa nga aforizmat e tij më të njohura:

“Ai që shkruan për budallenjtë, audiencën e madhe e ka të sigurt”.

“Për njeriun e pajisur me inteligjencë, vetmia ofron dy avantazhe: para së gjithash të jetë vetëmeveten dhe, së dyti, të mos jetë me të tjerët”.

“Edhe për më jetëgjatët, jeta është shumë e shkurtër në lidhje me projektet e bëra”.

“Çfarë i bën filozofët? Guximi për të mos mbajtur asnjë pyetje në zemër”.

“Pasuria është si uji i kripur, sa më shumë të pish, aq më i etur je. Kjo vlen edhe për lavdinë”.

“Miku i të gjithëve nuk është miku i askujt”.