Metallica dhuron 100 mijë euro ndihmë pas dëmeve në Kaliforni

Për të sanuar dëmet e shkaktuara nga zjarri në Kaliformi, me atë të fondacionit “All Within My Hands”, rock grupi “Metallica” ka dhuruar një shumë prej 100 mijë eurosh.

“Fatkeqësisht, shoqëria kaliforniane sërish po kalon nëpër zjarre të mëdha që tashmë janë të njohur në pjesët veriore dhe lindore të shtetit. Për këtë arsye do të dhurojmë një shumë të caktuar parash që t’u ndihmojmë sa më herët që është e mundur për zgjidhjen e problemeve të shkaktuar nga ky zjarr”, thuhet në njoftimin e bendit.

Ata i kanë inkurajuar fansat e tyre që të angazhohen për t’i ndihmuar njerëzit e prekur nga kjo fatkeqësi.

 “Fatkeqësisht, shoqëria kaliforniane sërish po kalon nëpër zjarre të mëdha që tashmë janë të njohur në pjesët veriore dhe lindore të shtetit. Për këtë arsye do të dhurojmë një shumë të caktuar parash që t’u ndihmojmë sa më herët që është e mundur për zgjidhjen e problemeve të shkaktuar nga ky zjarr”, thuhet tutje.

Në njoftimin e tyre, mes tjerash, bëhet thirrje që të dhurohen pare, veshmbathje, suhqim. Madje , ata kanë përmendur që është mirë që të marrin dikë në shtëpi të flejnë për disa ditë.

Që nga zjarret deri më tani kanë humbur jetën mbi 60 njerëz, ndërsa sipas të CNN, numri i të zhdukurve ka shkuar mbi 600./OxygenPress.info