Mësoni temperaturat për ditën e sotme

0
37

Java e ardhshme do të vijoj me mot tipik vjeshtor, me reshje kohë pas kohe të shiut dhe kryesisht i vranët, shkruan OxygenPress.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet  -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes, shpejtësia e së cilës vende-vende do të arrijë mbi 11m/s”, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Deri ditën e enjte do të vazhdojë mot i paqëndrueshëm, kurse nga e enjtja deri ditën e diele do të ketë ngritje në fushat termike. Këto qarkullime të masave të ajrit dhe këto reshje të shiut do të ndikojnë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu