Mësoni gjithçka për Mbretërinë e Bashkuar!

Mbretëria e Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut shtrihet në brigje të veriperëndimit të Evropës. Mbretëria e Bashkuar (UK) është anëtare e BE-së, por përdor funtin e jo euron si monedhë të saj. MB-ja  nuk është as anëtare e Shengenit, kështu që nuk I ka hequr kontrollet kufitare.

“Nëna e parlamenteve”

Britania ishte vendi i parë i industrializuar në botë dhe dikur sundonte një perandori botërore. Është edhe një nga demokracitë më të vjetra në botë, me një sistem qeverisës që po zhvillohet më shumë se gjatë 800 vjetëve. MB-ja është demokraci parlamentare me monarki kushtetuese. Politika kombëtare ose ligjet bëhen nga Parlamenti, përderisa mbreti, ose mbretëresha kanë më shumë rol ceremonial, si dhënia e mirënjohjeve dhe hapja e shpërndarja e Parlamentit. Parlamenti i MB-së (UK) ka dy dhoma: Dhoma e Komunave, me 646 anëtare të zgjedhur nga populli dhe Dhoma e lordëve, me 830 anëtare të emëruar. Skocia e ka Parlamentin e saj në Edinburg, me kompetenca të gjera. Uellsi dhe Irlanda e Veriut po ashtu kanë kuvendet e tyre nacionale, por me pushtet të kufizuar.

Në Mbretërinë e Bashkuar…

  • Asnjëherë nuk jeni më larg se 120 kilometra nga deti.
  • Rreth 80,000 ombrella humbasin cdo ditë nëpër metro të qytetit.
  • Në Skoci është e ndaluar të kujdesesh për lopën kur je në gjendje të dehur.
  • Më 1945, një grumbull sterlinash kishte rënë në dorën e minutave të orës së famshme Big Ben dhe kishte kthyer orën prapa për pesë minuta. 

Fakte rreth Britanisë….

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 1973
  • Sistemin politik e ka – monarki kushtetuese
  • Ka 62 milionë banorë
  • Përdor funtin si valutë
  • Londra është kryeqytet
  • Anglishtja është gjuhë zyrtare
  • “Hello ” është përshëndetje tipike

Mbretëria e Bashkuar sot…

Mbretëria e Bashkuar është ishull. Kështu që linjat e mira të transportit janë vitale për ekonominë e saj. Po ashtu është qendër e rëndësishme transporti, që lidh Evropën me pjesën tjetër të botës. “Hithrou” i Londrës, është një nga aeroportet më të ngarkuara në botë, kryesisht më udhëtarë nga mbarë bota. Kanali-tuneli është një lidhje unike e MB (UK) me pjesën tjetër të Evropës.

Në MB (UK) ka 400 vetura  për 1,000 njerëz. Ajo është një nga katër vendet e Evropës ku veturat kanë timonin në krahun  ( anën) e djathtë. Të tjerat janë: Qiproja, Irlanda dhe Malta.

Tregtia dhe industria… 

Bujqësia përbën 1,4 për qind të prodhimit në MB por është jashtëzakonisht efektive dhe plotëson 60 për qind të nevojave të vendit për ushqim. MB është i gjashti prodhues I mallrave në botë, I dyti për prodhimeve të aviacionit dhe kozmike. Mësimi i anglishtes  vlen 1,3 miliard funte në vit dhe siguron edhe 10 miliard funte të tjera nga shitja e librave  dhe e teksteve mësimore. Turizmi vlen një milliard funte në vit, me 28 milionë turistë në vit. 

Londra është një nga qendrat më të rëndësishme financare të botës.

Mbretëria e Bashkuar dhe sportet…

Mbretëria e Bashkuar njihet si vendlindja e shumë sporteve si futbolli, kriketi, ragbi, tenisi e golfi.

Futbolli luhej me rregulla të ndryshme deri në tetor të vitit 1863, kur për të vënë rregullat e lojës qe krijuar Shoqata e Futbollit. Këto “ligje të futobllit” janë bërë bazë e lojës që sot luhet në mbarë botën. Dejvid Bekam dhe Uejn Runi janë dy nga lojtarët më të njohur me origjinë nga MB-ja (UK).

Kë e njihni?

MB ka dhënë shumë piktorë, muzikantë e shkrimtarë të mëdhenj. Te shkrimtarët me nam përfshihen: Uilliam Shekspiri, Carls Dikensi e J.K Rouling. Filmat e Herri Poterit janë me famë botërore e MR.Bini është një personazh filmi anglez që i bën njerëzit të shqyhen së qeshuri në mbarë botën. “Bitëllsat”, “Roulling Stouns”,” Xhejms Blant”, këngëtari e këngëshkruesi me nam edhe në Kosovë, janë anglezë sikurse edhe supermodelja Kejt Mos.

BE-ja dhe transporti…

Politikat e transportit prekin gjithkënd në Evropë. Meqë autostradat dhe rrjetet e tjera të transportit kalojnë kufijtë shtetërorë, qeveritë duhet të punojnë së bashku, në nivel evropian, për t’u siguruar se infrastruktura e transportit përmbush nevojat e njerëzve dhe të ekonomive, e njëherësh e dëmton më pak mjedisin.

Objektivat kryesore të BE-së  sa i përket transportit:

  • Përmirësimi i sigurisë në rrugë;
  • Integrimi i sistemeve të transportit;
  • Përmirësimi i rrjeteve transevropiane, si autostradat e vijat e lundrimit;
  • Integrimi i kontrollit të trafikut ajror;
  • Promovimi i përdorimit më efektiv të karburanteve, përdorimi i karburanteve alternative dhe ulja e limiteve të emetimit të karburantit nga veturat;
  • Përdorimi i trenave si transport alternative rrugor

Siguria në rrugë…

Çdo vit vdesin më shumë se 1,100 fëmijë nën 15 vjeç dhe 100,000 të tjerë lëndohen. Një ligj mbarëevropian për rripat e sigurisë, është fuqizuar, më 2006 dhe detyron të gjithë fëmijët ta mbajnë atë. Fëmijët nënë 1,5 m duhet të përdorin ulëse fëmijësh, që vihet prapa në makinë. Trafiku rrugor në Evropë në disa vende është më i rrezikshëm se në tjerat.

MB-ja (UK) ka ulur vdekshmërinë për 7 për qind ndërmjet vitit 2001 e 2006. Malta ka më së paku aksidente fatale në rrugë për milion banorë dhe milion automjete.