Mësoni detaje për Estoninë, çfarë e karakterizon këtë vend

0
172

Republika e Estonisë, vendi më verior në Baltik, është pavarësuar nga Bashkimi Sovjetik, më 1991. Kryesisht është vend I rrafshët në brigjet lindore të detit Baltik, me shumë liqene e rreth 1,500 ishuj dhe ujdhesa. Estonia lidhet me Rusinë në lindje, e me Letoninë në jug.

Revulucioni i Këngës…

Estonia është sunduar nga gjermanët, danezët, polakët, suedezët dhe rusët. Më 1940 është bërë pjesë e BRSS-së si republikë kushtetuese. Ndërmjet vitit 1987 e 1991, i famshmi Revulucioni i këngës ishte nisur në Estoni. Aty njerëzit organizonin demonstrate spontane e këndonin këngë të ndaluara potriotike. Kënga e tyre qe mesazh I fortë për Bashkimin Sovjetik: më 1991, Estonia përfundimisht ka fituar pavarësinë, së bashku me Lituaninë dhe me Letoninë.

Në Estoni…

  • Njëherë një mi kishte hyr në bankomat dhe kishte tentuar t’i hante paratë. Klientët qenë habitur kur kartëmonedhat kishin dalë të grisura deri në gjysmë.
  • Deti ngrihet në dimër saqë makina të rënda shfrytëzojnë rrugët e akullta për të kaluar tek ishujt kryesorë
  • Një fjalë e urtë thotë: “Njeriu bën pas parasë, por paraja ia ndjek shpirtin atij”.

Fakte rreth Estonisë…

  • Është anëtarësuar në BE në vitin 2004
  • Sistemin politik e ka – Republikë
  • Ka 1,3  milionë banorë
  • Përdor euron si valutë
  • Talini është kryeqytet
  • Estonishtja është gjuhë zyrtare
  • Tere” është përshëndetje tipike

Qendra historike e Talinit, kryeqyteti estonez, është vend i trashëgimisë botërore i mbrojtur nga UNESCO-ja.

Talini

Talini është një nga qytetet më të bukura e më të ruajtura mesdhetare në Evropë. Standardi I jetesës është shumë i lartë. Porti madhështor i Talinit lidh Estoninë me Helsinkin (Finlandë), Stokholmin (Suedi) dhe Gjermaninë (Rostok).

Nga 20 vaporë të mëdhenj lundrojnë për në Helsinki dhe 30 kalime me mjete të tjera si motoskafë, kështu që estonezët e finlandezët mbajnë lidhje të ngushta. Porti tregtar në afërsi të Talinit është port I rëndësishëm për mallrat që transportohen për në Rusi e më gjerë.

Të dalim jashtë

Gjatë dimrit, estonezët kënaqen duke rrëshqitur me rrota të mëdha gome teposhtë lugjeve të mbuluara me borë. Në qoftë se mërziten nga kjo, peshkojnë nga vrimat në akull, apo marrin pjesë në garën e gjuajtjes së peshkut të artë, ku peshkatari fitues shpërblehet me 6,000 euro, apo një kile ar. Ndonjëherë mund të vrojtosh ujqit, arinjtë, drerët, rrëqebujt e kajprojtë, ose bimët e shpendët në pyje. Thuhet se në livadhet estoneze ka lloje bimësh sa në pyje të pashkelura.

A keni uri?

Ushqimet vendëse bëhen me mish derri, patate, perime, fruta mali dhe pesh të tymosur, marinar, apo të freskët. Po ashtu pjesë e menysë tradicionale janë edhe ngjala e marinuar dhe kurmagjaku. Estonezët nuk munden pa bukën e thekrës, apo të elbit. Në të kaluarën, po t’u binte buka në tokë, ata do ta merrnin e puthnin në shenjë respekti. Madje ka edhe supë buke që hahet me fruta mali e pije nga tharmi i bukës.

Kë e njihni?

Estonezë të famshëm janë shkrimtari Gjan Kros, kompozitori Arvo Part, dhe producenti I filmit e politikani Lenart Meri.

Festivalet e këngës

Festivalet e këngës mbahen në Estoni që nga viti 1869 dhe ndiqen me emocion të veçantë nga estonezët. Festivalet mbahen çdo pesë vjet në një amfiteatër, të ndërtuar enkas për këtë. Skena është e paraparë për 15,000 veta, por ndonjëherë ka aq shumë këngëtarë sa performuesve u duhet të ndërrojnë vendet me spektatorët.

BE-ja dhe shoqëria e informacionit…

Në të ardhmen, do të kemi gjithnjë e më shumë qasje në telefoni mobile, internet, e në sisteme digjitale që na sjellin telekomunikim e transmetim. Mendo për telefonat e teknologjisë së lartë ( të quajtur të mençur) (smartfon) dhe tabletë-kompjutërt si iPad, me të cilin mund të flasësh, dërgosh mesazhe, fotografi, madje edhe të lexosh libra. Revulucioni I informacionit do të ndyshojë shtëpinë, shkollën e vendin e punës. Nëpërmjet teknologjisë informative, do të jetë e mundur të komunikohet nga çdo vend, në çdo kohë. Edhe në Kosovë, qasja në internet do të përhapet shumë më tepër.

Përcaktimi i standardeve…

BE-ja ka përcaktuar standardet teknike dhe hapur tregun, që ka bërë çmimet të uleshin e cilësia të rritej.  Nëntëdhjetë e gjashtë për qind e shkollave në BE kanë qasje në internet dhe 67 për qind kanë lidhje në internet të shpejtësisë së lartë.

Është strategji e BE-së që:

  • Të sigurojë se njerëzit kanë të drejtë në shërbime të mira elementare si telefon, faks, qasje në internet e thirrje urgjente falas, me çmime të arritshme.
  • Sigurojnë që personat me aftësi të kufiziuar të kanë qasje në shërbime;
  • Të kërkojnë rritje të konkurrencës për të ulër çmimet, duke I penguar kompanitë e dikurshme telefonike shtetërore ta dominojnë tregun ;
  • T’ua mundësojë kompanive të reja hyrjen në treg, dhe konkurrencën me ish-kompanitë shtetërore.

Politikat kombëtare koordinohen nga grupi I Rregullatorëve  Evropianë, ERG. Aksionet e tjera të BE-së synojnë që:

  • Të ulin shpenzimet e thirrjeve roaming nga një shtet I BE-së në tjetrin (deri tashti çmimet janë ulur për 60 për qind);
  • Pengojnë “ndarjen dixhitale” ndërmjet vendeve të pasura e të varfra të BE-së me më pak qasje në internet, apo në shërbimet e fundti dixhitale.

BE-ja po ashtu dëshiron të sigurojë që:

  • Komunikimi I njerëzve e bizneseve të jetë I lirë dhe me standard botërore;
  • Gjithkush ka aftësitë e nevojshme për të jetuar në shoqërinë e informacionet.

“Iniciativa  Dixhitale për Evropën” fokusohet në rritjen e qasjes së lirë e të shpejtë në internet për të gjithë. /Të nisemi për në Evropë/Oxygenpress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here