“Merr një buzëqeshje” poezia nga Mahatma Gandhi

0
176

Merr një buzëqeshje,

dhuroja atyre që nuk e kanë patur asnjëherë.

Merr një rreze dielli,

dhe bëje të fluturojë atje ku mbretëron nata.

Zbulo një burim,

bëj të lahen ata që jetojnë në baltë.

Merr një lot

vendose në syrin e atyre që nuk kanë qarë kurrë.

Merr kurajën

dhe vendose në shpirtin e kujt nuk di të luftojë

Zbulo jetën,

rrëfeja atyre që nuk dinë ta kuptojnë

Merr shpresën,

dhe jeto në dritën e saj

Merr bollëkun,

dhe dhuroja kujt nuk di të dhurojë

Zbulo dashurinë,

dhe bëja të njohur botës.

MAHATMA GANDHI

I dedikohet kjo poezi atyre që nuk buzëqeshin më, atyre që përditë ndjehen të dobët dhe nuk arrijnë të ecin përpara, të kapërcejnë pengesat.