Më 22 gusht një nga seritë e dokumentarëve NË KËRKIM; si u humbën përgjatë lumenjve gjurmët e krimeve të serbëve

0
152

Seria e dokumentarëve “Në Kërkim”, i realizuar nga Produksioni “Oxygen”, këtë të shtunë në ora 22:45 në Klan Kosova do të sjell rrëfimin e rradhës.

Në këtë rrëfim tregohen detaje se si rrjedhjet e lumenjëve janë përdorur nga forcat serbe, për të humbur gjurmët e krimit.

Forcat serbe përdoren lumenjtë për të hudhur trupat, që të mos gjinden më vonë viktimat e këtyre masakrave.

Vegimi u vra nga forcat serbe para 21 vitesh dhe trupi i tij u hudh në Lumin Drin, duke u gjetur e ruajtur për gjithë këto vite nga një familje kosovare në Kukës.

Ai u identifikua dhe u rivarros në Gjakovë.

Krejt çka familja e Vegimit kërkon është drejtësi për familjarët e të pagjeturve, viktimat e luftës dhe ndëshkimin e krimeve serbe.

Në këtë dokumentar flasin edhe nga institucionet e Kosovës. /oxygenpress.info

Të shtunën, 22 gusht, në Klan Kosova Ora 22:45 – Një nga seritë e dokumentarëve NË KËRKIM …

Të shtunën, 22 gusht, në Klan KosovaOra 22:45Një nga seritë e dokumentarëve NË KËRKIM …#nëkërkim

Posted by Oxygen Press on Monday, August 17, 2020