Marin Mema tregon se sa shqiptarë jetojnë në Sanxhakun e Nishit

Gazetari  Marin Mema, i cili punon gjithandej për shqiptarët e ballkanit, gjatë emisionit Oxygen Show me Besim Dinën, ka treguar edhe për shqiptarët e Sanxhakut të Nishit. Ai ka treguar se ka shkuar tri herë në këtë zonë, ku ndjen keqardhje për këtë vend, njofton OxygenPres.

“Është zonë ku jetojnë 250 mijë shqiptarë. Nuk po flasim as për pesë mijë, as për tre mijë, pavarësisht se duhet të përgjigjemi edhe për pesë mijë edhe për dy mijë edhe për 100 mijë, edhe për dy edhe për një, por po flasim për mbi 250 mijë shqiptarë dhe për fat të keq për shkak të kësaj mos mbështetje, për shkak të kushteve historike  në masë deklarohen si boshnjak”, tha ai.

Mema ka treguar se gjithë këta banorë  në dokumentar e kanë pranuar se janë shqiptarë, ku ka veçuar madje njërin prej tyre.

“Nuk e harroj madje Sali Bajrin, ishte 86 apo 87 vjeç, sa herë që shkoj thotë mos na harroni, se djeg jena na për Shqipëri”, ka shtuar ai. /OxygenPress.info