Maradona, thjesht, i papërmirësueshëm

0
51

Diego Armando Maradona është legjendë e padiskutueshme e futbollit botëror, por edhe njeri i skandaleve e shumë karizmatik.

Pas barazimit :0 0 në shtëpi, skuadra e tij Dorados de Sinaloa ka shënuar fitore të papritur 1-0 në udhëtim te Miero, mes favoriteve për ngritjen në ligën elitare të Meksikës.

Një rezultat krejt i befasishëm, por mbi të gjitha, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen dhe ka bërë bujë është strategjia e zgjedhur nga Maradona për të drejtuar ekipin e tij.

Pibe de Oro u desh të asistojë ekipin e tij nga tribuna për shkak të pezullimit të pësuar në fund të ndeshjes së mëparshme, për shkak të protestave, por edhe pasi u kap nga kamerat duke përdorur telefonin në bankinë për tu lidhur me një prej anëtarëve të stafit të tij, që në atë kohë ndodhej në tribunë.

Tashmë ndodhi e kundërta. Maradona që nuk mund të kishte asnjë kontakt me pjesën tjetër të stafit teknik për shkak të dënimit, ka shfrytëzuar një radio marrëse për të dërguar orientimet, këshillat taktike dhe për të përcaktuar zëvendësimet që duheshin bërë.

Në përfundim të ndeshjes, me të drejtë, në dhomat e zhveshjes ka shpërthyer festa e pashmangshme. Mbetet të shihet nëse edhe për këtë veprim do të ketë sanksione ndaj argjentinasit legjendar. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu