Mall – Poezi kushtuar nënës

0
405

Ti mos e mbyll, nёnё, derёn,

Dritaren mos e mbyll.

Vёr veshin!

Dёgjo erёn e vjeshtёs,

Tek tund drurёt nё pyll.

Ja, si kjo erё nё mesnatё,

Do vij nё endrrat e tua.

Ti kokёn do ta ngresh ngadalё,

S’tё le pa tё shikuar…

E di, ti mbrёmjeve e gdhin,

Shqetёsohesh, unё e di.

Mbi flokё karficё e hёnёs ndrin,

S’tё lё ty nё vetmi.

Ti rri mendon: dimri u zgjua,

Djali a vishet trashë?

Dhe pёr tё mijtёn herё thua:

T’i isha djalit pranё!

Ti mos e mbyll, o nёnё derёn,

Dritaren mos m’a mbyll.

Do vij gjithmonё njё çast me erёn,

Sa tё tё puth ty….

Poezi nga Teodor Keko./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu