Majlinda Kelmendi sot në Grand Slam Dyseldorf 2019

0
73

Majlinda Kelmendi rikthehet sot në gara. Xhudistja kampione olimpike, do të garojë në Grand Slamin e Dyseldorfit, që fillon sot dhe përfundon të dielën.

Majlinda Kelmendi do të garojë në kategorinë e saj deri në 52 kilogramë, dhe është garuesja e vetme që do të përfaqësojë Kosovën.

Në Dyseldorf marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete, ndërsa Grand Slami është i vlefshëm për pikë Olimpike Tokio 2020.

Grand Slami i Dyseldorfit është gara e dytë këtë vit për medalisten e artë Olimpike, pas medaljes së artë të fituar muajin e kaluar në Grand Prixin e Tel Avivit./OxygenPress.info