Lexoni disa fakte për Bibliotekën Kombëtare

Biblioteka Kombëtare sot shënon 75 vjetorin e themelimit të saj, duke qenë kështu institucioni më i madh dhe më i rëndësishëm bibliotekar i Kosovës.

Kjo bibliotekë është themeluar në vitin 1944 nga Ansambleja e lokalizuar në Prishtinë, me një mision që përfshinte dhe vazhdon të përshfijë përmbledhjen dhe ruajtjen e trashëgimisë dokumentare dhe intelektuale të Kosovës.

Në vijim mund të lexoni disa fakte jo shumë të njohura rreth Bibliotekës Kombëtare të Kosovës.

-Kjo bibliotekë njihet për stilin e saj të veçantë, që herë ka hyrë në listën e objekteve të shëmtuara e herë në ato më të veçanta.

-Biblioteka edhe pse me lokacion në Kosovë, është dizajnuar nga arkitekti kroat, Andrija Mutnjaković.

-Biblioteka Kombëtare është themeluar nga Kuvendi i Kosovës dhe koleksionet e saj janë një thesar i i çmuar të trashëgimisë kombëtare, rajonale dhe asaj botërore.

-Selia e Bibliotekës Kombëtare dikur ka qenë në Prizren.

-Për shkak të rrethanave historike dhe politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova, Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, ka kryer funksionin nën praktikat dhe shtrëngesat e sistemit ideologjik e politik, duke u njohur me emra të ndryshëm, si: Biblioteka Krahinore, kur është themeluar më 1944 deri më 1952, Qendra Bibliotekare e KAKM-së (1956-1961), Biblioteka Popullore Krahinore (1961-1970), Biblioteka Popullore dhe Universitare e Kosovës e Metohisë (1990 – 1999).

-Nga viti 1999, ky institucion qendror bibliotekar i Kosovës njihet me emrin: Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës, duke kryer funksionin si qendër e informacionit bibliotekar në nivel kombëtar, që mbledh, përpunon dhe ruan materialet bibliotekare me vlerë dokumentare për kulturën, artin dhe shkencën.

-Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës në Prishtinë, Kosovë është gjithashtu edhe një monument i trashëgimisë kulturore. Ky monument është i kategorisë “Arkitekturor”, i miratuar me numër 3639.

-E ndërtuar në vitin 1974 dhe e dizajnuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic, biblioteka si tërësi arkitekturore paraqet një kombinim të kubeve dhe kupolave dhe i takon tipit të arkitekturës të “regjionalizmit të ri”.

-Biblioteka gjithsej ka dy amfiteatro, një me 150 + 40 ulëse dhe një me 75 ulëse.