Kush ishte Winnie Mandala

0
94

Ajo ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçe pas një sëmundjeje të gjatë.

Winnie Madikizela Mandala në Harlem e quanin “Mbretëresha e Afrikës”, në Afrikën e Jugut “Nëna e Kombit”. Ishte simboli i rezistencës ndaj aparthejdit dhe shpresë për banorët e Afrikës së Jugut. Njëkohësisht, Winnie Mandela ishte edhe grua e dhunshme dhe shumë e ashpër në luftën e saj politike. Reputacionin e saj si luftëtare e famshme kundër aparthejdit e kanë dëmtuar skandalet private, prej mashtrimit të bashkëshortit të famshëm deri te problemet e pretenduara me alkool.

Kur ishte liruar Nelson Mandala në vitin 1990, ajo ishte afër tij. Madje fotografia e Nelson dhe Winnie Mandala, ku shihen duke u mbajtur dorë për dore, pasi Nelson kishte dal nga burgu pas 27 viteve, ka simbolizuar luftën kundër aparthejdit gati tri dekada.

Ishte lindur në një familje religjioze si Nomzamo Winifred Zanyiwe Madikizela një prej nëntë fëmijëve në shtëpi. Familja e saj nuk ishte e varfër, së paku jo sipas standardeve lokale, ndërsa Winnie gjithmonë ishte rebele. I ka kryer studimet për punëtor social në Johanesburg në vitin 1953, ku edhe e njohu burrin e saj të ardhshëm. Ajo atëherë i kishte 22 vjet ndërsa ai 16 vjet më shumë.

Për Mandalën, luftëtarin e spikatur kundër aparthejdit, u martua në qershor të vitit 1958. Qifti kishte dy vajza para se Mandala të arrestohet në vitin 1962. Gjatë shtatzënisë, edhe ajo vet u arrestua për shkak të pjesëmarrjes në demonstrata me ç’rast edhe për pak e humbi fëmijën në burg. Me të dal në liri, u përjashtua nga spitali ku punonte, dhe pasi bashkëshorti dhe bashkëpunëtorët e tij nga Kongresi Kombëtar Afrikan (ANC), i cili ishte i ndaluar, u dënuan në vitin 1963 në burgim të përjetshëm për shkak të konspiracionit kundër shtetit, Winnie u aktivizua në mënyrë edhe më agresive në jetën politike.

Menjëherë pasi burri i saj u burgos në ishullin Roben, Winnie u bë emër në botën politike dhe personi më i njohur i ANC, atëherë të ndaluar. Ishte shumë radikale në luftën e saj, deri në përmasa saqë në parti e konsideronin si bombë e kurdisur. Sa ka qenë radikale flet edhe ajo që i ka bërë thirrje jugafrikanëve që ta lirojnë vendin e tyre nga sundimi i të bardhëve me “gjerdanë”, gjegjësisht me goma të veturave të lagura me benzinë e të djegura dhe të vendosura nëpër qafë të kundërshtarëve. Disa anëtarë të Kongresit Kombëtar Afrikan e kanë akuzuar se në pjesët e qytetit Soveta (ku mblidheshin bashkëmendimtarët politik) ka vendosur sundimin e terrorit.

Aktiviteti i saj politik është përcjellë me aktgjykim për kidnapim dhe pjesëmarrje në vrasje të Stompi Seipei në vitin 1991, kur është dënuar me gjobë. Si anëtare e parlamentit pas zgjedhjeve të para në Afrikën e Jugut në të cilat kanë marrë pjesë pjesëtarët e të gjitha racave, Winnie Mandala është dënuar për mashtrim.

Ishte në qendër të skandalit të madh kur u zbulua se ka të dashur. Është e njohur se Mandala nuk mundi të pajtohet me pabesinë e bashkëshortes dhe kundërshtimin e saj të ashpër për negociata paqësore me pushtetin pro-aparthejd.

Winnie ishte njëra nga tri bashkëshortet e Mandalës, më saktësisht e dyta. Winnie dhe Nelson Mandala kanë mbetur në martesë 38 vjet, edhe pse Nelson gati 30 vite i kishte kaluar në burg. U shkurorëzuan në vitin 1994, dy vite pasi Mandala doli nga burgu.

Një vit pas vdekjes së tij, trashëgimtarët filluan të përleshen rreth pasurisë. Lufta u zhvillua në mes të Winnie dhe fëmijëve të bashkëshortes së parë të Nelsonit Evelin Mase. Të gjithë këta ishin kundër bashkëshortes së tretë të Mandelës Grace Mashell, gruaje e cila ishte afër tij deri në momentin e fundit.

Pasuria është vlerësuar në tre milionë euro. Mandela e kishte ndarë atë në mes të familjes, partisë, kongresit shtetëror dhe fondacionit. Me dëshirë ta bashkojë familjen e vet, Mandala e la vilën e vet në Kunu të gjithëve për përdorim, por Winnie nuk donte ta ndante me askënd.

Për shkak të vilës ngiti një padi në të cilën pretendonte se vendi në të fshatin Kunu i ishte ndarë asaj derisa qifti ishte ende në martesë dhe se ish bashkëshorti i saj nuk kishte të drejtë që pasurinë ta përkthente në emrin e vet në mënyrë të fshehtë. Madje, e akuzoi për mashtrim.