Kur Theodore Roosevelt propozohej për Mbret të Shqipërisë!

Presidenti i SHBA’së konsiderohet njeriu më i fuqishëm në botë.

Nga 45, deri tani aktuali, Donald Trump, secili prej tyre mbahet mend dhe kujtohet për ndonjë gjë.

Ndër ta, me shumë ndikim ishte Theodore Roosevelt. 27 tetor është ditëlindja e tij. Ishte president nga viti 1901-1909.

Një tregim që qarkullon gjithandej është një deklaratë e Ismail Qemalit, mbi sugjerimin e kandidaturës së tij për tu bërë mbret i Shqipërisë.

Ky shkrim kishte bërë jehonë në New-York, ku gazetarët vendas janë vërsulur asokohe menjëherë ne drejtim të ish-presidentit amerikan me qëllim që të njohin reagimin e tij lidhur me këtë çështje.

Ja si e përshkruajnë gazetat franceze, “L’Intransigeant” dhe “L’Aurore”, këtë ngjarje, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu “Dars (Klos), Mat – Albania” :

 “Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

Burimi nga Bibliothèque nationale de France.

Qemal Beu, delegati shqiptar në konferencën e Londrës, është intervistuar nga një përfaqësues i New-York World, të cilit i ka thënë se nëse ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Theodore Roosevelt, kandidon për fronin e Shqipërisë, ai beson se shqiptarët do ta zgjedhin atë si më të preferuarin nga çdo kandidat tjetër.

E mërkurë, 14 maj 1913 : “Z. Roosevelt, mbret i Shqipërisë !”

Roosevelt ndiqet nga gazetarët që kur New-York world publikoi një intervistë të Qemal Beut, kreut të qeverisë së përkohshme shqiptare, aktualisht në Londër, i cili thuhet se tha se nëse ish-presidenti i SHBA-së do të ishte kandidat për fronin e Shqipërisë, ai do të kishte shanse për sukses.

Roosevelt, i cili konsideron këtë botim qesharak, shmang çdo deklaratë, qoftë edhe humoristike./Oxygen