KQZ: Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.30 për qind e qytetarëve

0
56

Valdete Daka, kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ka njoftuar se deri në ora 11:00 kanë votuar 8.30 për qind e qytetarëve.

Daka tha se deri tani nuk është raportuar për incidente

“Deri në ora 11:00 kanë votuar 8.3 % të votuesve, apo 145 mijë e 650 votues. Procesi po vijon normalisht, nuk ka raportime për incidente”, ka thënë ajo.