Kosova U21 shkëlqen kundër Andorrës, fiton 4:0

0
31

Kombëtarja e Kosovës U21 e ka nisur në mënyrë të shkëlqyeshme ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2021. Dardanët e rinj të drejtuar nga Rafet Prekazi kanë shënuar sot fitore me rezultat bindës si mysafirë kundër Andorrës, me rezultat 4:0.

Të katër golat djelmoshat tanë i shënuan në pjesën e parë, derisa në pjesën e dytë ata e menaxhuan këtë epërsi dhe i ruajtën forcat për ndeshjen e dytë kundër Turqisë, më 11 qershor në Prishtinë. Kosova kaloi në epërsi më minutën e 4-t me golin e Ardit Gashit nga penalltia. Më pas shënuan brenda dy minutash Mirlind Daku (30’) dhe Lirim Mema (32’), derisa rezultatin përfundimtar e vendosi Eris Abedini (45’). Pas kësaj fitoreje Kosova U-21 renditet e para në Grupin e 3-të, duke lënë pas Turqinë e cila nesër luan kundër Shqipërisë U-21.