Kosova pëson humbje me rezultat të ngushtë nga Sllovenia

0
45

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur t’u kthehet rezultateve pozitive pas eliminimit në “play-off” për kualifikim në Kampionatin Evropian kundër Maqedonisë së Veriut, pasi të dielën në mbrëmje në stadiumin “Fadil Vokrri” ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë nga Sllovenia, me rezultat 1:0. K

jo ishte ndeshja e tretë e Dardanëve në kuadër të Grupit 3 të Ligës C në edicionin e ri të Ligës së Kombeve. Ndeshja nisi me një minutë heshtje në nderim të ish-kryetarit të parë të FFK-së, Agim Bytyqi, i cili të shtunën ndërroi jetë.

Golin e vetëm të kësaj ndeshjeje e shënoi Haris Vuçkiq, në minutën e 22-të pas një kundërsulmi të shpejtë të mysafirëve. Në pjesën e parë Dardanët patën disa tentime drejt portës sllovene, por gjuajtjet e Zenelit (33’ e 35’) dhe Paçaradës (42’) nuk e gjetën cakun, derisa mundësia më e mirë ishte ajo e Celinës, në minutën e 42-të, gjuajtjen e të cilit e devijoi portieri Oblak.

Në pjesën e dytë me gjithë angazhimin e futbollistëve dardanë për të gjetur rrugën e golit një gjë e tillë nuk u arrit, pasi mbrojtja mysafire ishte mjaft e ngjeshur dhe vazhdimisht reagoi me kohë, duke mos lënë hapësira për futbollistët tanë për goditjen e fundit. Ndeshjen e radhës Kosova e luan në udhëtim ndaj Greqisë më 14 tetor.