Kosova përparoi 16 pozita në renditjen e FIFA-s gjatë vitit 2019

0
124

Kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur vitin 2019 në pozitën e 115-të në renditjen botërore. FIFA sot e ka publikuar renditjen për muajin dhjetor, ku Dardanët kanë ruajtur të njëjtën pozitë që e kishin edhe në muajin e kaluar, me 1174 pikë të grumbulluara.

Kosova vitin 2019 e nisi në pozitën e 131-të, por paraqitjet e saj të mira në kualifikimet për Euro 2019 kanë bërë që ta përmirësojë pozitën e saj për 16-të pozita.

Dardanët në këto kualifikime ishin pjesë e Grupit A dhe deri në dy xhiro para përfundimit të këtij cikli ishin konkurrentë për t’u kualifikuar direk në Evropian, mirëpo humbja si mysafirë ndaj Republikës Çeke bëri që kualifikimi tashmë të kërkohet nëpërmjet opsionit të dytë, “play off”-it të Ligës së Kombeve.

Në fakt, Kombëtarja e Kosovës më 26 mars do të luajë në gjysmëfinale kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup, derisa nëse e kalon me sukses këtë sfidë në finale do të luajë kundër fituesit të ndeshjes Gjeorgji – Bjellorusi.