Kosova e Shqipëria me marrëveshje për fushën e rinisë

0
47

Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshje për bashkëpunim në fushën e rinisë.

Në bazë të marrëveshjes që do të zgjasë tre vjet, palët synojnë bashkëpunim institucional të të dy vendeve në fushën e rinisë në mbështetje të politikave dhe programeve të përbashkëta si dhe të nismave rajonale dhe evropiane.

Inkurajimi i pjesëmarrjes aktive të të rinjve në vendimmarrje, nxitja e edukimit të rinisë me vlerat më të mira evropiane për bashkëjetesë, tolerancë dhe integrim, hartimi dhe zbatimi i projekteve për shkëmbimin e të rinjve, përmes trajnimeve dhe projekteve të përbashkëta, bashkëpunimi në fushën e rinisë në hartimin e programeve dhe aktiviteteve të përbashkëta, nxitja e pjesëmarrjes në konferenca e seminare rajonale e ndërkombëtare si dhe në aktivitete të tjera rinore, me synim forcimin e miqësisë ndërmjet të rinjve, janë fushat e bashkëpunimit që parasheh marrëveshja e nënshkruar, raporton OxygenPress.

Bashkëpunimi sipas marrëveshjes në fjalë do të realizohet për format e ndryshme sikurse organizimi i konferencave dhe aktiviteteve, zhvillimi i panairit të shoqatave/organizatave rinore, organizimi i sesioneve informuese, shkëmbimi i organizatave rinore, sportistëve të rinj, inkurajimi i sipërmarrjes, organizimi i kampeve të përbashkëta, krijimi i komiteteve të përbashkëta organizative, këshillave koordinuese si dhe angazhimi të rinjve në aktivitete vullnetare, njofton MKRS.

Marrëveshja parasheh edhe nxitjen e partneritetit mes organizatave rinore si dhe programin e përbashkët të aktiviteteve i cili dakordësohet gjatë muajit dhjetor të çdo viti.

Marrëveshja u nënshkrua në mbledhjen e dy qeverive që u mbajt në qytetin e Pejës./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu