Renditja e FIFA-s, Kosova dukshëm më lart

0
69

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) e ka publikuar renditjen më të re, ndërsa bie në sy  një ngritje e dukshme e Përfaqësueses së Kosovës, e cila tani është në pozitën e 131-të, që do të thotë gjashtë pozita më lart krahasuar me renditjen paraprake.

Ky përmirësim i Kosovës ka ndodhur pas paraqitjes fantastike në Ligën e Kombeve, në të cilën doli e para në Grupin 3 të Ligës D.

Ndërkohë, Kombëtarja shqiptare ka mbetur në pozitën e 60-të, aty ku ishte edhe më parë.

Në krye të renditjes edhe këtë herë është Belgjika, para Francës që është e dyta dhe Brazilit që gjendet në pozitën e tretë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu