Komuna e Prishtinës ndau 50 mijë euro për ndihmë nga pasojat e tërmetit në Shqipëri

0
129

Kuvendi Komunal i Prishtinës votoi në mënyrë unanime ndarjen e 50 mijë eurove për ndihmë nga pasojat e tërmetit në Shqipëri.

“Po ashtu ekipe tona të inxhinierëve nga komuna dhe NPB do ti bashkangjiten ekipeve të inxhinierëve të ndërtimtarisë nga Kosova e Shqipërisë për të ndihmuar në vlerësimin e dëmeve në ndërtesa kolektive e në shkolla në Durrës e rrethinë.

Falenderojmë të gjithë asambleistët për gatishmërinë për të ndihmuar edhe më tutje sipas nevojës.

#prishtina ” ka hskruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.