Klubet kineze, interes për Hysajn

0
33

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është përfolur shumë për merkaton gjatë kësaj periudhe, sidomos me largimin e Sarrit, me të cilin ishte titullar i padiskutueshëm.

Afrimi i Ancelottit te “Napoli” ka bërë që shkodrani të mos ketë më postin e titullarit dhe kjo bëri që në mediet pranë “Napolit” të lakohet Hysaj si futbollisti më i mundshëm për të lënë napolitanët në merkaton e qershorit. Teksa “Chelsea” mund të mos jetë më destinacion për shqiptarin, nisur nga situata aspak e favorshme që po kalon Sarri në Londër, atëherë në mediet pranë “Napolit” është diskutuar edhe e ardhmja e tij.

“Inter” dhe “Lazio” janë duke ndjekur situatën e tij momentalisht, por sajtet napolitane të lajmeve kanë raportuar se për shqiptarin ka disa interesime dhe pista konkrete nga Kina Këtë sezon, Hysaj nuk është aktivizuar në formacionin titullar dhe me ardhjen e Malkuit, vendi i tij kur zbret në fushë ka qenë ai i mbrojtësit të majtë, përcjell Atsh.

Prej muajsh, rinovimi i Elseid Hysajt me “Napolin” ka ngecur dhe palët duket se nuk kanë asnjë plan për të shtyrë kohëzgjatjen e kontratës aktuale deri në verën e vitit 2021.
Ndaj, në qershor Hysaj pritet të veshë një tjetër fanellë dhe mbetet për t’u parë nëse do të qëndrojë në Itali, apo do të transferohet jashtë saj.