Kjo është Gruaja e Vitit në muzikë për 2018

0
49

Mediumi “Billboard” ka përzgjedhur Gruan e Vitit për 2018. Është këngëtarja Ariana Grande.

Sipas “Billboard”, Grande u qëndron prapa vendimeve të saj në një kohë kur bota nuk është shumë mikëpritëse për gratë.

Ariana Grande që me këtë cmim është pasuese e Taylor Swift, Lady Gaga, Madonna e Selena Gomez, do të marrë çmimin në edicionin e 13-të të “Gruas në Muzikë” që do të organizohet me 6 dhjetor në New York.

25 vjeçarja kishte organizuar një koncert në Manchester vitin e kaluar duke grumbulluar më shumë se 23 milionë dollarë për viktimat e një viti më herët nga bombat në këtë qytet./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu