Këto varëse tregojnë historinë e të mbijetuarave të dhunimit seksual, kontribuo edhe ti, blejë një

0
713

Këto varëse tregojnë historinë e të mbijetuarve të dhunimit seksuale nga forcat serbe, gjatë periudhës së luftës së fundit në Kosovë.

Janë me shumë se stoli, ato paraqesin rënkime, lot, dhimbjen por edhe gëzim të grave të mbijetuara, raporton OxygenPres.info

Prandaj nëse i bleni këto punime, ju keni një pjesë të së kaluarës se dhimbshme të Kosovës në shtëpitë tuaja dhe kontribuoni në një të ardhme më të mirë të të mbijetuarave.

Në emisioni Oxygen Show, Feride Rushiti, drejtoreshë e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka shpjeguar se si i punojnë gratë ato.

“Ato takohen bashkërisht, i ndajnë hallet, sfidat, janë lot, dhimbje, ka lot gëzimi, por ato i ndajnë bashkërisht. Është më etje se një varëse që shihet. Secili është unikate, nuk ka dy të tilla. Secili punohet nga një grua, dallojnë në detaje”, thotë ajo.

Rushiti ka shpjeguar se si i merr me vete ato kudo që shkon dhe ju dhuron të tjerëve që të kuptojnë çfarë ka ndodhur në Kosovë.

Madje një të tillë e ka tashme edhe Melanie Tramp.

Ndërsa më datë 16 shkurt, për nderë të festës së Pavarësisë së Kosovës, Shoqata Shqiptaro-Gjermane nga Münster organizoi mbrëmje muzikore e edhe panair, pjesë e të cilit u bë edhe Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave nga Kosova, dhe prezantoi produkte artizanale, e edhe këto varëse që punohen nga DuarArtat.

Ato mund t’i bleni në Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, që ndodhet në Prishtinë, te parku i qytetit, dhe në OJQ “Qendra për Promovimin e Drejtave te Grave” që ndodhet në objektin e vjetër të Komunës së Drenasit../OxygenPress.info