KB Trepça shënon edhe fitoren e dytë

0
50

Klubi Basketbollistik Trepça, ka shënuar edhe fitoren e dytë në kuadër të ligës elite të basketbollit të Kosovës.

Xehetarët në këtë xhiro u takuan me KB Vllaznimi nga Gjakova. Ndeshja u zhvillua në palestren e sporteve “Shani Nushi”, ndërsa në fund të ndeshjes rezultati ishte në të mirë të mitrovicasëve.
KB Trepça arriti që ndeshjen ta përfundojë në favor të tyre me dallim prej katër pikëve, 76-80 në të mirë të minatorëve.

Ndryshe Klubi Basketbollistik Trepça pas riorganizimit, fillimisht sigurojë mbijetesën në eliten e basketbollit kosovar, ndërsa tani ka filluar edhe me suksese tjera në kuadër të ligës.

Klubi poashtu ka njoftuar se ka filluar kampanjen për shtijen e fanellave, me ç’rast përveç që paiseni me veshjen e klubit të zemrës, ju edhe ndihmoni.