Katari fiton për herë të parë Kupën e Azisë

0
54

Katari fitoi sot në Abu Dhabi kompeticionin e tij të parë të madh duke mundur Japoninë 3 me 1 në finalen e Kupës së Azisë, pak më shumë se tre vite e gjysmë para se të presë Kupën e Botës.

Katariotët, që mbizotëruan në këtë kompeticion, dolën në avantazh që në pjesën e parë falë Ali Almoez (minuta 12) dhe Abdulaziz Hatim (minuta 27).

Japonezët rifituan shpresat në pjesën e dytë me një gol të Takumi Minamino (minuta 69) por Akram Afif i shuajti shpresat për japonezët me një 11-metërsh vetëm 10 minuta nga fundi./ATSH/OxygenPress.info